Haradinaj zbulon për herë të parë se sa kilometra katrorë të Kosovës ka kërkuar Serbia

Aktuale

Haradinaj zbulon për herë të parë se sa kilometra katrorë të Kosovës ka kërkuar Serbia

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 21:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zbuluar për herë të parë se sa territor të Kosovës ka kërkuar Serbia.

Ai ka thënë se Serbia ka kërkuar t’ia marrë Kosovës 950 kilometra katrorë.

“950 kilometra të Kosovës i ka lypë Serbia. Konkretisht. Tema e ndarjes nuk është më në tavolinë, kanë evoluar gjërat. Vuçiq e përdor ende ndarje. Ata e bëjnë punën e vet”, tha ai.

Haradinaj tha se Vuçiq ende ankohet në qarqe të ndryshme pse Kosova nuk është pajtuar me marrëveshjen.

Haradinaj tha se serbët janë të koordinuar, por në Kosovë mungon ky koordinim.

“E luajnë policinë e mirë e të keq. Vuçiqi policin e mirë, Daçiqi të keqen. Ata kanë koordinim, por na jo. Hashim po e luan policin e mirë, por kundër vendit të vet. Unë policin e keq, por po e mbroj Kosovën”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat