Molliqaj: LDK-ja me Isa Mustafën e ka pru Zajednicën në Kosovë

Aktuale

Molliqaj: LDK-ja me Isa Mustafën e ka pru Zajednicën në Kosovë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 22:21
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se LDK’ja  zgjidhjen e problemit me Serbinë e trajton përmes procesit të Asociacionit të komunave serbe (Zajednica).

Molliqaj ka thënë se LDK’ja me Isa Mustafën e ka pru Zajednicën në Kosovë.

“Edhe sot LDK e përfaqëson që zgjidhja duhet të shkojë përmes një trajtimi të një Asociacioni. LDK’ja është Zajednica 2.0, LDK e përfaqëson konceptin e e rregullimit të marrdhënieve me Serbinë me një Zajednicë”, u shpreh Molliqaj.

“Nuk besoj që në krye të këtij procesi të jetë LDK’ja, kjo nuk na bënë rehat nuk e besoj që do të jetë forca politike në këtë çështje”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij “LDK është hisedare në secilen pjesë, në krejt proceset me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat