Krasniqi pyet publikisht politikanët: A ka shpresë…?

Aktuale

Krasniqi pyet publikisht politikanët: A ka shpresë…?

Nga: A.ZH Më: 26 shtator 2019 Në ora: 22:36
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, ka kritikuar politikanët në Kosovë, për të cilët ka thënë se kur vijnë në pushtet, nuk marrin parasysh projektet e njerëzve për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik.

Ai ka thëë se politikanët me “emër e mbiemër”, gjatë fushatës premtojnë financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, duke kërkuar prapë votën e qytetarëve.

Krasniqi ka pyetur se a ka shpresë tek këta njerëz.

Postimi i Krasniqit pa ndërhyrje:

Gjate fushatave parazgjedhore flasin per zhvillim ekonomik, per financimin e bizneseve te mesme dhe te vogla, qe jane katalizator per zhvillim ekonomik. Kur vijne ne pushtet as qe i marrin parasysh njerezit qe kane projekte per hapjen e vendeve te reja te punes dhe zhvillim ekonomik. Te njejtit jane duke kerkuar prape voten tone, dhe flasin tere kohen edhe gjate kesaj fushate per financimin e bizneseve te mesme dhe te vogla, e sidomos per bizneset fillestare(Start-up). Kane emra dhe mbiemra. Keni shprese tek keta njerez qe do kemi zhvillim ekonomik? Sinqerisht po ju pyes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat