Paçarizi: Sa më shumë që e zhagitë Kosova dialogun pa pasoja, më mirë

Aktuale

Paçarizi: Sa më shumë që e zhagitë Kosova dialogun pa pasoja, më mirë

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 00:22
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se për qeverinë e re do të jetë e vështirë që të shtyjë përpara disa procese duke shtuar se dialogu do të jetë një detyrë kryesore.

“Nuk e kanë dëshmuar deri tash që janë aq të aftë sa të shtyjnë përpara dy-tri çështje paralelisht”.

“Sigurisht që qeveria e re do ta ketë mandatin themelor dialogu, jo se ky është interes dhe urgjencë e Kosovës. Kosova nuk ka shumë interes që të hyjë në dialog, ashtu si nuk ka ndonjë urgjencë të veten, por janë raportet ndërkombëtare të cilat e shtyjnë në këtë pikë”.

“Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë edhe me çështjet e tjera në mënyrë komplementare, e gjithë fuqia do të përqendrohet te dialogu, te alternativat duke qenë më kreativë dhe duke qenë vetëm me qëndrimet që i kanë deri tash – që nuk ka asociacion dhe korrigjim”.

“Kush po thotë që këto janë pikat kryesore dhe të vetme? Nuk duhet me pasë frikë nga dialogu dhe nuk duhet të kufizohet dialogu në kuptim kohor sepse do të jetë shumë i rrezikshëm”.

“Madje, mendoj që sa ma shumë që mundet Kosova me zhagitë dialogun pa pasoja, do të ishte më mirë sepse i afrohen ‘deadlinet’ Serbisë dhe Kosova nuk ka të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat