Sejdi Gash i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Sejdi Gash i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 12:16
Sejdi Gashi, Albin Kurti

Sejdi Gashi, është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Albin Kurti përmes një njoftimi në Facebook.

“Me studime themelore dhe master për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, si student i dalluar i këtij Universiteti, Sejdiu diplomoi edhe për Shkenca Politike në drejtimin e Administratës Publike”.

“Ndërkaq, doktoraturën në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, e mbaroi në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Me një përvojë të hershme në gazetari, e më pas edhe në mësimdhënie, përveç punimeve shkencore të publikuara brenda dhe jashtë vendit, Sejdiu ka botuar edhe libra shkencor në lëmin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat