Dy figurat e njohura të VV-së, Bajqinovci e Konjufca paralajmërojnë fitore të thellë të Vetëvendosjes

Aktuale

Dy figurat e njohura të VV-së, Bajqinovci e Konjufca paralajmërojnë fitore të thellë të Vetëvendosjes

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 13:55
Glauk Konjufca dhe Mefail Bajqinovci

Dy nga 110 kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Mefail Bajqinovci, kanë paralajmëruar fitore të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje me 6 tetor.

Të dy kandidatët edhe ditën kur është bërë hapja e fushatës elektorale në qytetin e Mitrovicës, kishin thënë se qeveria Kurti po vjen.

Në këto zgjedhje Bajqinovci garon me numrin 20, kurse Konjufcës mban numrin 2 në listën e VV-së.

Kandidati për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në filllim të fushatës ka thënë se punëtorët e ndërtimtarisë janë kategoria më e diskriminuar dhe e rrezikuar në Kosovë.

Sipas tij, shkelësit më të mëdhenjë të të drejtave të tyrë janë kompanitë private të sigurimit. Ai ka paralajmëruar se zëri i punëtorëve po vjen, sepse ka ardhë dita e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat