A do të sjellë dobi pjesëmarrja e Francës në dialogun Kosovë-Serbi?

Aktuale

A do të sjellë dobi pjesëmarrja e Francës në dialogun Kosovë-Serbi?

Nga: M.H Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se po pret përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë në mënyrë që të përshihet në zgjidhjen e problemeve në dialogun Kosovë-Serbi.

Këto deklarata presidenti francez i bëri të enjten gjatë një takimi të shkurtër që zhvilloi me ministrin e jashtëm Ivica Daçiq.

Lidhur me këtë temë, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që shteti i Francës ka qenë pro Serbisë mirëpo në kohën e luftës Franca qëndroi përkrahë SHBA-ve. Më tej, Krasniqi, u shpreh që pjesëmarrja e Macronit në dialog do ta dëshmoj koha nëse mund të jetë në dobi të Kosovës apo jo.

“Franca historikisht ka qenë pro Serbisë, por në momente të caktuara si në luftën e fundit në Kosovë, u pozicionua përkrahë aleatit me të madhe të shqiptarëve, SHBA-në. Në Francën nuk do të llogarisja shumë që do të jetë konstruktive gjatë dialogut Kosovë-Serbi. Ka edhe arsye pse Franca vazhdon të jetë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Image
Faik Krasniqi

"Është turp që një shtet me 2 milionë banorë të ngelet i izoluar, kurse në anën tjetër shtetet shumë herë më të varfra dhe më të korruptuara se ne kanë liberalizim të vizave, si p.sh Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina dhe një shtet mafioz si Kolumbia”. “Koha do të tregoj se a është në dobi të Kosovës që Macron do të jetë pjesë e tryezës së dialogut Kosovë-Serbi, por unë personalisht kam dyshime”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat