Veseli: LDK-Vetëvendosje koalicion i korrupsionit

Aktuale

Veseli: LDK-Vetëvendosje koalicion i korrupsionit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:09
Veseli

(E plotësuar) - Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka paraqitur vizionin e tij qeverisës para qytetarëve të Hanit të Elezit.

Në ditën e tretë të fushatës elektorale, Veseli u shpreh i bindur që vizioni i tyre do të triumfojë në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi sipas tij, politikat e tyre janë për zhvillim ekonomik, ndërmarrësi dhe luftim të korrupsionit dhe nepotizmit.

Veseli: Vizioni i PDK-së është ky

“Vizioni i PDK-së është ky. Një ekonomi e lirë, e prodhimit që e fuqizon qytetarin e Kosovës në mënyrë të veçantë të rinjtë dhe të rejat. Iu jep shansin që me kontribu për familjen e vet, jetën e vet, por edhe për të mirën e shtetit me ecë përpara me përkrahjen në mënyrë të veçantë të prodhuesve, ndërmarrësve. Ekonomi të dijes të prodhimit dhe punësim të qëndrueshëm. Po ashtu dhe një luftë e pa kompromis ndaj korrupsionit dhe nepotizmit”, tha Veseli.

Kandidati i PDK-së për kryeministër duke përmendur prioritetet e tij qeverisëse tha se ato nuk mund t’i realizojnë ata që përçahen me njëri tjetrin dhe ata që e ndajnë Kosovën prej partnerëve strategjik.

Veseli: Asgjë nuk arrihet me përçarje

“Gjitha këto qysh munden me u arrit? A munden duke u nda me njëri tjetrin? A munden duke u përçarë, e besa tu e nda edhe Kosovën prej partnerëve të vet, siç është ShBA dhe BE”, tha ai.

Veseli edhe në Han të Elezit adresoi akuza ndaj LDK-së dhe VV-së, duke thënë se koalicioni i tyre është i korrupsionit dhe do të shpie Kosovën në izolim.

Ai po ashtu kërkoi nga qytetarët e Hanit të Elezit të mobilizohen për të votuar PDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

***

Partia Demokratike ditën e tretë të fushatës zgjedhore e ka nisur në komunën e Shtërpcës. Në qytetin me shumicë serbe, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka adresuar kritika ndaj dy partive politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur dy liderët e tyre bartës të koalicionit të korrupsionit.

Lideri i PDK-së para banorëve shqiptarë të Shtërpcës paraqiti vizionin e tij qeverisës, që tha se do të jetë me zhvillim ekonomik, ndërmarrësi dhe luftim të korrupsionit dhe nepotizmit.

Veseli: Koalicioni i korrupsionit është Mustafa-Kurti

“Me lënë një alternativë, koalicion i cili takohen herë ditën, herë natën, i cili do të jetë vetëm koalicion i korrupsionit, e ai koalicion është Mustafa-Kurti. Kjo është ajo që qytetarët e vendit tonë do të përcaktojnë. Ne jemi me projektin e Kosovës euroantlantike, perëndimore bashkë me ShBA-të”, tha ai

Veseli duke përmendur planprogramin qeverisës, iu premtoi banorëve të kësaj ane më shumë subvencione dhe përkrahje maksimale për fermerët.

Teksa tha se ata në krye të ekzekutivit do të qëndrojnë afër partnerëve strategjik të Kosovës.

Veseli: Vizioni i PDK-së është vizion i dijes

“Vizioni i PDK-së i cili është vizion i ekonomisë së lirë, dijes, ekonomisë së prodhimit, ndërmarrësisë, njerëzve punëtorë . I njerëzve që mendojnë me zhvillu vendin e vet. Ky ka me qëndru afër shumë fuqishëm me partnerë perëndimor”, tha Beseli.

Ndërsa, kryetari i degës së PDK-së në Shtërpcë, Beqir Fejzullahu u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së, kjo pasi sipas tij, partia e tyre duhet të jetë në krye të proceseve të rëndësishme.

Fejzullahu: PDK është parti çlirimtare

“PDK është parti çlirimtare, është parti shtetëformuese dhe shtetndëturse. PDK-ja ka qenë në krye të proceseve më të rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat