Ish-mjeku i UÇK-së publikon listën me emra: Kurti kryeministër, këta anëtarët e qeverisë së tij

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së publikon listën me emra: Kurti kryeministër, këta anëtarët e qeverisë së tij

Nga: A.ZH Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:30
Albin Kurti

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se kandidati i Lëvizjes Vetëendosje Albin Kurti, nuk do të ketë problem të formojë qeverinë e tij, pa LDK-në, AAK-në apo Nismën.

Ai ka propozuar një qeveri me ekspertë të të gjitha fushave që, sipas tij, do ta linte nën hije çdo kombinim tjetër të mundshëm, përcjell Bota sot.

Kryeministër sipas Loshit, do të ishte Albin Kurti, ndërsa të apostrofuarit në listën e tij, mund të mos jenë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i Loshit:

Propaganda e partive konkurruese të Vetëvendosjes për pushtet është “shqetësmi” i tyre për deficit kuadrash që mund të ketë Albin Kurti për ta kompozuar qeverinë. Unë do t’ua heq këtë shqetësim me fakte qysh tani:

Duke shikuar listën e atyre 300 miqve që i kanë bërë like postimit tim ku unë kam deklaruar hapur përkrahjen time në FB dhe duke njohur profilin dhe aftësitë e tyre, jam i lumtur t’ju njoftoj se Albin Kurti nuk do të ketë asnjë problem për për ta bërë qeverinë e tij, pa llogaritur ministrat e LDK-së, apo të AAK-së dhe NISMES nëse deshton LDK-ja për t’u bashkuar në qeveri me Albinin. Vetëm nga kjo listë që kanë pëlqyer postimin tim brenda 10-12 orësh, do ta bëja një qeveri me ekspertë të të gjitha fushave që do ta lente nën hije çdo kombinim tjetër të mundshëm. Nëse këto fjalë ju dukën gjepura, jam i detyruar që ta propozoj qeverinë e Albin Kurtit nga kjo listë.

1. Kryeministër Albin Kurti

2. Zevëndëskryeministër dhe ministër i drejtësisë Blerim Reka

3. Minsitër i Punëve të brendshme Ragip Rugova

4. Minister i arsimit Dukagjin Pupovci

5. Ministër i Shëndetësisë Jusuf Ulaj

6. Ministër i Kulturës dhe sportit Kadrush Radogoshi

7. Ministër i ekonomisë dhe financave Safet Merovci

8. Ministër i Mbrojtjes Naim Maloku, në rast se nuk pranon për shkaqe shëndetsore, altërnativë është Kamer Elezaj

9. Ministër i Punëve të Jashtme Fadil Çitaku

10. Ministër i Bujqësisë Binak Maxharraj

11. Ministër i Punëve dhe Mirëqenies sociale Valdet Januzaj

12. Ministër i ambientit Nezaqet Rukovci

13. Ministër i Diasporës Nalina Berisha

Disa ministri duhet të drejtohet nga komunitetet e pakicave.

PS. Kërkoj falje nga emrat e propozuar pa dijen dhe miratimin e tyre dhe pa dijen dhe miratimin e zotit Albin Kurti. Pjesa dërmuese e tyre janë ekspertë në fusha të caktuara dhe kanë tituj të lartë profesional e shkencorë. Të apostrofuarit mund të mos jenë anëtarë të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat