LDK e “dridh” edhe Prizrenin, paralajmërohet fitorja e madhe e Vjosa Osmanit

Aktuale

LDK e “dridh” edhe Prizrenin, paralajmërohet fitorja e madhe e Vjosa Osmanit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:57
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Një atmosferë që nuk ka ngjarë të shihet për ma shumë se një dekadë nëpër tubime elektorale. Prizreni e ka ndezur zemrën e çdo shqiptari për t’i dhënë fund pushtetit të kriminalizuar, atyre ë vranë lirinë e Kosovës. Brohoritje, thirrje Vjosa, Vjosa, LDK-LDK… duartrokitje e gumëzhimë tupanësh.

Atmosferën e ndezi komandant Anton Quni, me fjalimin e tij prekës, emocional, zemërdhënës dhe historik.

Anton Quni e ka kallur atmosferën në Prizren duke e prezantuar djemtë e Sali Çekut, Hysenin, dhe të Agim Ramadanit, Jetonin, dy heronjve që e thyen kufirin e hekurt me Shqipërinë. Quni tha: Unë i besova LDK-së, unë i besova Vjosa Osmanit. Unë ushtari i Ibrahim Rugovës”.

Atmosferën ka vazhduar ta ndezë me fjalime nxitëse dhe përplot vlerësime të qëlluara për të bëmat negative të partive rivale, PDK, AAK etj.

Haziri tha se Kosova sot është e kërcënuar, nuk është e lirë kur kërcënohet nga krimi i organizuar në të gjitha format. Ai tha se autokratët po mendojnë që Kosovën ta kthejnë kah lindja.

Mos ia falni asnjë votë të tjerëve, sepse ata janë në gjendje me ba gjithëçka, tha Haziri.

Këto kanë bërë që me daljen e Vjoës në foltore atmosfera të kallet e tëra, sikur të ishte ndonjë finale e madhe e kombëtares në futboll, dhe jo një takim politik.

Vjosa Osmani tha se tashmë partitë rivale janë dorëzuar, dhe po presin sa më shpejt që të përmbyllet fushata dhe të mos u thellohet humbja.

Atmosfera është mbajtur ndezur më këngën hit të Adelina Ismailit, “Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën”.

Vjosa Osmani e quan Ramush Haradinajn frikacak

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn frikacak.

Ajo gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Suharekë duke bërë fushatë për zgjedhjet e 6 tetorit. Ajo fillimisht ka thënë se LDK nuk do të japë amnisti askujt për krimet e bëra.

 “Për mua dhe LDK-në nuk ka asgjë më të shenjtë sesa beteja jonë për të ç’kapur shtetin nga ata që keqpërdorën dhe shkelën mundin dhe djersën e qytetarëve tanë. LDK nuk do t’i japë amnisti askujt për krimet”.

Më tutje e ka quajtur Ramush Haradinajn frikacak për shkak se sipas saj ka ikur nga dialogu dhe ia ka lënë në duar Hashim Thaçit.

“Kufijtë e Kosovës me LDK-në janë të sigurt. Unë nuk do t’i iki dialogut dhe përgjegjësisë siç u ikën frikacakët e tanishëm dhe e lanë Kosovën në duart e Thaçit. Do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta mbrojë kushtetutën me çdo çmim”, ka deklaruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat