Demantohet Vjosa Osmani, nuk e ka takuar sindikatën e KEK-ut

Aktuale

Demantohet Vjosa Osmani, nuk e ka takuar sindikatën e KEK-ut

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:55
Vjosa Osmani

Kryesindikalisti i KEK-ut, Nexhat Llumnica, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vjosa Osmani nuk është takuar me Sindikatën e KEK-ut.

Ai shkruan se Vjosa Osmani ka takuar ata që gjithmonë kanë qenë kundër protestave për ngritjen e pagave, kundër protestës për ligjin për paga dhe pagave jubilare si dhe kundër marrëveshjes kolektive në nivel sektorit e kuadër çdo kërkese të punëtorëve.

Sipas Llumnicës, kjo do të thotë se Vjosa Osmani nuk e ka përcjellë asnjëherë gjendjen e punëtorëve të KEK.

Reagimi i plotë i Nexhat Llumnicës:

Reagim
Vjosa Osmani nuk është takuar me Sindikatën e KEK-ut.
Sindikata përfaqësuese në KEK është Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës që ka mbi 60% të punëtorëve të anëtarësuar në ketë Sindikatë dhe ka berë gjithçka për punëtorët e KEK-ut.
Ata që tani paskan takuar Vjosa Osmanin gjoja për interesat e punëmarrësve të KEK-ut, gjithmonë kanë qenë kundër si, Protestat për ngritjen e pagave, kundër Protestës për ligjin për paga dhe pagave jubilare, kundër marrëveshjes Kolektive në nivel sektorit e kundër çdo kërkese të punëtorëve.
Znj.Vjosa Osmani pasi qenka takuar me një "Sindikatë" që është kundër interesave të punëtorëve të KEK-ut, kjo do të thotë që ose nuk e ka përcjellë gjendjen e punëtorëve të KEK-ut dhe kush janë ata që kërkojnë të drejtat e punëtorëve, ose qënka e njëjta me sindikatën që është kundër interesave të punëtorëve të KEK-ut.
Më respekt nënkryetari Nexhat Llumnica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat