NISMA pritet në Shtime – Endrit Shala: S’ka kush që na ndal

Aktuale

NISMA pritet në Shtime – Endrit Shala: S’ka kush që na ndal

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 18:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

NISMA Socialdemokrate, është pritur në mënyrë impozante nga përkrahësit e saj në qytetin e Shtimes.

Në mesin e shumë personave, kandidati për deputet nga kjo parti, Endrit Shala, ka thënë se s’ka kush që i ndal.

Shala është zotuar se NISMA do të jetë subjekti i cili do e zgjasë dorën e shtetit tek secili qytetar i Kosovës, teksa ka shtuar se komuna e Shtimes, ka qenë e harruar nga pushteti.

Endrit Shala i ka falenderuar qytetarët e Shtimes, për pritjen madhështore që ua kanë bërë sot.

Ja shkrimi:

S'ka kush që na ndal

Qyteti i Shtimes aq i vogël na befasoi me kaq shumë përkrahës që erdhën sot, na takuan dhe i thanë PO projektit tonë #bashkëpërshtetin.

Me kryetarin Fatmir Limaj dhe me të gjithë anëtarët e Nismës Socialdemokrate që ishim bashkë në Shtime, u zotuam se do ju dalim krah qytetarëve të kësaj komune, që janë harruar nga pushteti.

Qeveria e Nismës Socialdemokrate do u zgjasë dorën e shtetit secilit qytetar, në secilin cep të Kosovës.

Faleminderit Shtime për entuziazmin që na dhuruat sonte.

Shihemi në fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat