Ramiz Kelmendi: Kadri Veseli, avangard i luftimit të korrupsionit

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Kadri Veseli, avangard i luftimit të korrupsionit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:01
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi është rikthyer në Partine Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë në Magazina Zgjedhore ai foli për arsyet e rikthimit dhe mbështetjen që po i ofron kësaj partie.

“Pata shumë oferta për pozita të ndryshme dhe mund të them që Kadri Veseli thjeshtë nuk me la rehat dhe insistoi ta mbështesë në këtë fushatë”.

“Vendosa ta mbështes Veselin ngase besoj se mund t’i shtyje para proceset e rëndësishme, në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

“Aderimi im në PDK u përcoll me një mikpritje për çka nuk kisha shpresuar. Nuk është e lehtë të rikthehej pas largimit në parti, por doli që PDK-ja tregoi që hapi dyert dhe zemrën të jem pjesë e saj. Ky rikthim tregon që ndoshta nuk kishte nevojë as të dilja”.

Kelmendi tha se pati ftesë që të ishte pjesë e listës së PDK-së, por ka vendosur të mos jetë pjesë e politikes mirëpo të lobojë për këtë parti.

Ai u shpreh optimist se do të mund t’ia sigurojë PDK-së rreth 80% të mbështetjes që gëzon ai.

Sa i përket prioriteteve të PDK-së ai theksoi planin zhvillimor, rritjen e punësimit të qëndrueshëm, rritjen ekonomike mbi 7 për qind si dhe luftimin e korrupsionit.

“Kadri Veseli do të jetë avangard i luftës që do të bëjë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat