Haradinaj: Gjithmonë do të jem në mbrojtje të Atdheut dhe popullit tim

Aktuale

Haradinaj: Gjithmonë do të jem në mbrojtje të Atdheut dhe popullit tim

Nga: N.Sh Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:32
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përmes një postimin facebook, thotë se Deçani dhe Dukagjini, i madh e i vogël, i dolën armikut përballë për të mbrojtur të drejtën tonë.

Ai ka akuzuar ata që e kanë kritikuar për numrin e madh të veteranëve të rrejshëm, ndërsa shton se tash për vota nuk po iu del asnjë i rrejshëm.

“Deçani e Dukagjini, i madh e i vogël, i dolën përballë armikut, për ta mbrojtur me nder të drejtën tonë. Marre i koftë kujtdo që ka guxu me na fy, se paska veteranë të rrejshëm në Deçan. Tash kur i kapi zori për vota, nuk po iu del asnjë i rrejshëm!”, shkruan Haradinaj

“Gjithmonë do të jem në mbrojtje tē Atdheut dhe popullit tim. Nëse nuk e kam rrejtë popullin tim, kurrë nuk kam me e rrejtë mikun, kurrë nuk kam me e rrejtë Amerikën. Me Serbinë jemi nda me luftë. Sa t’beson se na kemi me i dhanë diçka, nuk ka me u marrë vesh me ne”, vazhdon tutje ai.

Haradinaj ka folur edhe për autosdratën e Dukagjinit.

“Na akuzuan se e shpenzuam buxhetin, por ne e kthyem te populli paranë e tij. Tash po thojnë nuk na vynë Autostrada e Dukagjinit. Ne që u dëshmuam të guximshēm kur themeluam ushtrinë, e bëmë Trepçën 100% të Kosovës dhe e mbrojtëm tregun, do të dëshmojmë guxim e vendosmëri edhe për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit që lidhë shqiptarët mes vete”.

“I kemi hapë udhë zhvillimit ekonomik! Do ta zgjidhim çështjen e shëndetësisë njëherë e përgjithmonë. Koha është që të kemi arsim që vërtetë na aftëson”, shkruan ai.

“Deçani më dha fuqi në luftë dhe në paqe, në ditë të vështira dhe të mira. Sot, si asnjëherë më parë, Deçani është i bashkuar rreth konceptit 100% Kosovë që me votë masive, me gjashtë tetor, ta vulosë fitoren e koalicionit AAK-PSD dhe numrit 119”, përfundon Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat