Ndodhë edhe kjo: KQZ-ja s’ka vula për zgjedhjet e tetorit

Aktuale

Ndodhë edhe kjo: KQZ-ja s’ka vula për zgjedhjet e tetorit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:35

Për shkak të procedurave të prokurimit, KQZ-ja ka bërë të ditur se është bllokuar procesi i prodhimit të vulave për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kjo për arsye të procesit të tenderit, sepse Organi Shqyrtues i Prokurimit është duke shqyrtuar ankesat e një operatori ndaj këtij tenderi.

Tutje, Halimi e ka quajtur të pafytyrë Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, sepse është duke refuzuar të bashkëpunojë me KQZ-në dhe kjo do t’ua vështirësojë punën për publikimin e rezultateve preliminare nga ana e KQZ-së.

E, anëtarët e KQZ-së kanë bërë apel që këto probleme të shqyrtohen sa më shpejt, pasi që nuk ka kohë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë mbledhje, ka akredituar edhe 1,351 vëzhgues të tjerë, duke përfshirë ambasadat, OJQ-të e televizionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat