Donika Kadaj Bujupi: Ramush Haradinaj ndaloi copëtimin e Kosovës

Aktuale

Donika Kadaj Bujupi: Ramush Haradinaj ndaloi copëtimin e Kosovës

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:46
Donika Kadaj Bujupi

Donika Kadaj Bujupi kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur gjerë e gjatë në Blic Zgjedho për tema të ndryshme dhe programin 100 për qind të AAK për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kadaj Bujupi duke folur për dialogun me Serbinë, taksën e vendosur ndaj këtij shteti dhe marrëveshjen finale, ka thënë se nuk do të ketë ndarje e as “Republika Dodik” në Kosovë.

Sipas saj ka qenë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që e ka shpëtuar ndarjen e Kosovë.

“Mendoj se në qeverisjen Haradinaj është ndal ndarja e Kosovës. Kam qenë edhe vet dëshmitare në një takim të mbyllur ku ishin edhe përfaqësuesit e opozitës dhe unë nga pozita, ku drejtpërdrejt iu tha (atyre) nga emisar të lartë nga BE me theks të veçantë të Gjermanisë që z. Haradinaj është lideri i vetëm i cili ka pasur fuqinë e kurajon që të përballet dhe rezistoi presioneve të mëdha që janë ushtruar ndaj tij në raport me idenë e çmendur për ndarjen e Kosovës. Prandaj një ndryshim eventual nuk do të lejohet të ndodh edhe vet nga populli, pra Haradinaj është mburoja – ai muri i gjallë që parandalon çdo ndarje të Republikës dhe kjo është dëshmuar për 18 muajt e fundit”, ka thënë ajo në Blic Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat