Murati: Rinia në këto zgjedhje e ka vetëm një adresë, numrin 126 dhe Lëvizjen Vetëvendosje!

Aktuale

Murati: Rinia në këto zgjedhje e ka vetëm një adresë, numrin 126 dhe Lëvizjen Vetëvendosje!

Nga: N.H Më: 27 shtator 2019 Në ora: 20:04
Hekuran Murati

Kandidati i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rinia në këto zgjedhje e ka vetëm një adresë, numrin 126 dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, secili i ri i Kosovës mund të ndihet i përfaqësuar nga lista jonë, sepse aty sipas tij i kemi 15 vajza e djem të cilët janë nën 30 vjet.

Ja shkrimi i tij:

Rinia në këto zgjedhje e ka vetëm një adresë, numrin 126 dhe Lëvizjen Vetëvendosje!

Secili i ri i Kosovës mund të ndihet i përfaqësuar nga lista jonë, sepse aty i kemi 15 vajza e djem të cilët janë nën 30 vjet. Dhe arsyeja pse janë në listë nuk është për shkak të ndonjë kuote, por për shkakun se secili prej tyre është profesionist i zoti i fushës, dhe e ka merituar të jetë aty.

Njëri nga ta është edhe Ilir Kërçeli, i 77-ti në listën tonë, i cili udhëheqë me një kompani në fushën e teknologjisë informative.

Kompania që Iliri e ka themeluar kur ai i kishte vetëm 22 vjet, tani i sjell të hyra Kosovës aq sa të ndikojë edhe në përmirësim të bilancit tregtar.

Këso të rinj e të reja na duhen. Por sa e sa prej tyre aktualisht nuk kanë mundësi financiare që t’i realizojnë idetë e tyre?

Prandaj në programin tonë qeverisës, e kemi paraparë që të ofrojmë, pa diskriminim, 2 mijë grante në vit, për secilin që mendon ta provojë veten në ndërmarrësi inovative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat