Gjini: Rritja e pagave nuk ishte gabim i madh, Albulena Haxhiu merr rrogën 2.000 euro, Kryeministri 1.300 euro

Aktuale

Gjini: Rritja e pagave nuk ishte gabim i madh, Albulena Haxhiu merr rrogën 2.000 euro, Kryeministri 1.300 euro

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 22:18
Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se bërja e shtetit të Kosovës – sovranizimi i shtetit ka nisur në dy vitet e fundit me Kryeministër Ramush Haradinajn.

Sipas tij nuk mund të thuhet se Kosova është vend i izoluar.

“Në Kosovë ka pasë vizita të rangut shumë të lartë. Kryeministri Haradinaj ka shkuar deri te Merkel. Para tre ditë Kryeministri ishte në SHBA. Nuk ka qenë për dialogun, ka qenë për gjithçka – edhe për dialogun”, ka thënë Gjini.

“Sanksione nuk ka, vizita ka, komunikim ka. Nuk mund të mburret me gjithçka që ka ndodhë në këtë qeverisje, por mund të mburremi me karakterin 100% të Kryeministrit”.

Sipas tij taksa 100% për produktet serbe është simbolikë se Kosova është shtet që merr vetë vendime.

“Nëse jemi shteti sovran, sillemi si shtet sovran. Një fjalë e Haradinajt e argumenton këtë sjellje. Ai i është drejtuar Mogherinit: Mund të mendoni çfarë të doni, dikush mund të mos na njoh, por unë e përfaqësojë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Për mua Kosova është 100% shtet”, ka shtuar Gjini.

Ai rritjen e pagave për Qeverinë nuk i ka parë si gabim.

“Rritja e pagave për Qeverinë nuk mund të quhet gabim i madh. Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes e merr rrogën 2.000 euro ndërsa Kryeministri 1.300 euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat