Musliu: Kosova ua ka borxh një jete të dinjitetshme fëmijëve të dëshmorëve e martirëve te vendit

Aktuale

Musliu: Kosova ua ka borxh një jete të dinjitetshme fëmijëve të dëshmorëve e martirëve te vendit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 22:33
Ganimete Musliu

Kanddatja për deputete nga PDK, Ganimete Musliu gjatë ditës së sotme ka takuar djem e vajza të dëshmorëve të UÇK-së.

Musliu nëpërmjet një statusi në Facebook, deklaroi se Kosova ua ka borxh një jetë të dinjitetshme këtyre të rinjëve, prindërit e të cilëve kanë dhënë jetën për liri.

Shkrimi i plotë:

Takim emocionues me djemtë e shumë dëshmorëve dhe heronjëve. Kosova u ka borxh këtyre të rinjve jetë të dinjitetshme në atdheun për të cilin, prindërit e tyre dhanë më të shtrenjtën – jetën. Sakrifica më sublime e tyre, sot na përkujton se historia e shtetit tonë lidhet ngusht me tri shkronja, UÇK.

Historia e lavdishme që lidhet me këtë emër, nuk do të zbehet as nga Gjykatat e padrejta si ajo që quhet ‘Speciale’ për të cilën, personalisht kam qenë kundër. E takimi si ky i sotmi, të jep motiv që të jesh zëri i qindra fëmijëve të martirëve, heronjve e dëshmorëve, mbi gjakun e të cilëve u ndërtua shteti jonë e me amanetin e të cilëve, do ta ndërtojmë të ardhmen e shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat