Vjosa Osmani sot në Deçan, Junik e Gjakovë

Aktuale

Vjosa Osmani sot në Deçan, Junik e Gjakovë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 07:20
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin të shtunën do të mbajnë tubime në disa komuna në kuadër të fushatës zgjedhore.

Fillimisht, është bërë e ditur se Osmani do të vizitojë Deçanin, derisa me fillim nga ora 13:00 do të qëndrojë në Junik.

Dy orë më vonë, Vjosa Osmani do të qëndrojë në komunën e Gjakovës.

Derisa, tubimi i fundit do të jetë me fillim nga ora 19:00 në Hajvali.

Tubimet:

Në orën: 12:00, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në Deçan.

Në orën 13:00, në Restoran “Gjeravica”, në Junik.

Në orën 15:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.

Në orën 19:00, në Shkollën Fillore “Shkëndija”, në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat