Rada Trajkoviq: Më është ofruar kopja e videoincizimti ku është regjistruar vrasja e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Rada Trajkoviq: Më është ofruar kopja e videoincizimti ku është regjistruar vrasja e Oliver Ivanoviqit

Nga: F.B Më: 28 shtator 2019 Në ora: 09:16
Oliver Ivanoviq

Dua të besoj se Milena Ivanoviq vetën do ta paraqes si grua që e ka dashur dhe që tërë kohën ka qenë afër Oliverit, që është fakt. Fakti që ka qenë afër dhe ka ditur çdo gjë, do të ishte mirë të shkojë në Prishtinë dhe dëshmoj për ata që e kanë kërcënuar, që ia kanë djegur automjetin dhe e kanë shti në burg dhe që i ka paraqitur në BIA, Vuçiqit dhe mbrojtësit të atëhershëm të serbëve Sasha Jankoviçit ka thënë Rada Trajkoviç, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Më intereson shumë çfarë ka me thanë sot, kur shprehet se ka miqësi me Marko Gjurin tash e 5 vite, ndërsa ajo është periudha kur Ivanoviq pikërisht nga Gjuriq ka pasur shantazhe edhe etiketime– ka thënë Trajkoviç për “Danas” duke shtuar se bashkëshortja e Oliveri është e fundit që duhet të flas për burrin e saj.

E veja e Ivanoviqit e ka quajtur hipokrizi nisjen e fushatës së Trajkoviç pikërisht nga vendi ku është vrarë Oliver Ivanoviq dhe ka pyetur ku ka qenë Trajkoviç kur Oliver tri vite e gjysmë ka luftuar për liri.

„A i kujtohet çfarë ka thënë dhe cili ishte qëndrimi i saj në lidhje me krimin që ju ka ngarkuar Oliverit. Unë këtë e di, ka njerëz që mund të dëshmojnë, personi i fundit që duhet të shfrytëzoj emrin e Oliverit është Rada Trajkoviç“, ka thënë ajo duke shtuar se Oliveri dhe Lëvizja Evropiane e Serbëve kurrë nuk kanë pasur raporte të mira dhe është turp që ajo përfiton në vrasjen e një njeriu.

Lidhur me këtë Trajkovçq ka thënë se “ Ende ruaj mesazhin nga Oliver vetëm 5 ditë para vrasjes që thotë ‘ Ndoshta do të më vrasin, por nuk do ndalem se turpëroj familjen’ “. Pas këtij mesazhi ka vetëm edhe urimi për vitin e ri.

„Para shkuarjes në Mitrovicë kam përjetuar presion të jashtëzakonshëm, më është thënë se më pret mafia se do më vrasin. Kanë ardhur edhe në seli të koalicionit “Liria”. Disa njerëz më kanë ofruar kasetën me vrasjen e Oliverit, kanë thënë se njëra është në duar të pushtetit ndërsa tjera më është ofrua mua. Iu kamë thënë se nuk e marr dhe nëse e kanë le të ja ofrojnë prokurorit të rastit Syla në Prishtinë” tha Trajkoviç. Ajo shtoi se çdo gjë rreth saj është në rrezik, por nuk do ndalet në zbulimin e kryesit të vrasjes.

Në pyetjen pse problemi kryesor i Listës Serbe është ajo, Trajkoviç për “Danas” tha shkak për këtë është nënkryetari i saj Milan Radojçiç , që është personi i dyshimtë për vrasjen e Oliverit dhe që ka mbështetje të serbëve në Kosovë dhe Vuçiqit.

„Këtë fushatë nuk e shfrytëzoj për promovim të vetës por të politikës së Vuçiqit në Kosovë. Një nga gjërat më të dhembshme është falja për Radojçiçin përmes mekanizmit të poligrafit, që nuk di si apo ku është bërë dhe a ishte në prokurorinë speciale apo në kabinetin e Vuçiqit … Nuk dimë asgjë për atë poligraf, ndërkohë ai fluturon në Kopaonik, jep urdhra si njeriu kyçi serbëve në Kosovë duke u lavdëruar se ka mbështetjen e 80 për qind të serbëve” ka thënë Trajkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat