Kurti thumbon kundërshtarët: Keni qeverisur me lëpirëse

Aktuale

Kurti thumbon kundërshtarët: Keni qeverisur me lëpirëse

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:37
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në rast të fitores, do të qeverisin me laps dhe gomë pasi kundërshtarët, sipas tij, kanë qeverisur me lëpirëse.

Në tubimin e mbajtur sot në sheshin e Podujevës, Kurti deklaroi se janë në qytetin e dijes, sportit dhe kulturës.

“Vetëvendosje do të qeverisë me laps dhe me gomë, ndërsa këto e qeverisjet e pasluftës nuk kanë qeverisur me gomë as me laps, ata kanë qeverisur me lëpirëse”.

“Pasha zotin dojmë të fitojmë. Dita që dikur dukej e pamundshme sot është e arritshme, dita që dikur dukej shumë larg sot është shumë afër. Mirë se ju gjetëm në qytetin e bukur të Besianë, në qytetin e  dijës, kulturës dhe sportit”.

“Në qytetin e bacës Adem, Afrimit, Zahirit dhe Ilirit. Në Llapin e Mon Balajt dhe Ylfete Humollit. VV-ja e mban emrin e “Vetëvendosjes që ishte parulla kryesore në demonstratat e vitit 1968 të cilat e sollën Universitetin e Prishtinës në ballë e që ishte bashkë me Xheladin Rekaliun dhe Ilaz Pirevën”.

Kurti më tej shtoi se duhet të jepet përgjigje se pse qytetarët janë në gjendje të keqe.

“Rivalët janë të frikësuar për këto zgjedhje, ne kurrë nuk do të mundemi të luftojmë korrupsionin me ata që frikësohen dhe që luten, vetëm VV-ja është garanc për ndryshim vetëm fitorja e VV-së do të dërgojë PDK-në në opozitë”.

“Këta që po i mbushin autobusët për të mbushur sallat, kanë harruar të mbushin barkun e fukarasë. Mbi 18 përqind e popullsisë janë të varfër gati më shpesh se i gjashti qytetarë, 30 përqind e popullsisë janë të papunë dhe afër 350 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova që nga shpallja e pavarësisë. Le të tregojnë pse i kanë sjellë në këtë gjendje qytetarët gjatë këtyre viteve”.

“Tash kur e keni ndryshimin afër është gjynah i pafalshëm të lëmë të na ik nga duart kjo mundësi. Erdhi dita e shumë pritur kjo ditë është 6 tetori, emri është lëvizje dhe rezultati asgjë më pak se fitore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat