Vjosa i çon porosi PDK-së nga Deçani: Kështu do t’iu dërgojmë në opozitë

Aktuale

Vjosa i çon porosi PDK-së nga Deçani: Kështu do t’iu dërgojmë në opozitë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:54
Vjosa Osmani, në ditën e katërt të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim me qytetarët e Deçanit

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e katërt të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim me qytetarët e Deçanit.

Osmani tha se kjo mbështetje e madhe e qytetarëve të Deçanit nënkupton fitoren e LDK-së.

Ajo para të pranishmëve foli edhe për njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës që sipas Osmanit janë vrarë prapa shpinës nga frikacakët.

Image

“Kjo mbështetje në Deçan nënkupton fitore për LDK-në. LDK i ka humbur disa prej njerëzve më të rëndësishëm shkaku i frikacakëve që na sulmonin pas shpine. E falënderoj Armend Zemajn se ka qenë krah i fortë i saj, meqë ky vjen prej kësaj ane”, tha Osmani.

Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike shtoi se ka ardhur në Deçan për ta konfirmuar vullnetin për çlirimin e vendit nga qeverisja e keqe.

Image

“Kam ardhur për ta konfirmuar vullnetin tonë për ta çliruar vendin nga qeverisja që e ka ngulfatur vendin Më 8 tetor do të dëshmojmë këtë besë që po na e jepni sot si edhe dje në Prizren që njerëzit mos me ik nga vendi”.

“Vetëm fitorja e thellë e LDK-së e çon në opozite PDK-në. Me ia deshmu kundërkandidatit tim që e mbyti shpresën e deçanasve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat