Manaj i LDK-së: Vjosa Osmani do të jetë kryeministrja e ardhshme e Kosovës

Aktuale

Manaj i LDK-së: Vjosa Osmani do të jetë kryeministrja e ardhshme e Kosovës

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 14:57
Shkëmb Manaj

I rritur nën frymën Rugoviane dhe veprimtarinë politike të babit të tij të vrarë mizorisht 19 vite më parë, Shkëmb Manaj po synon që të jetë deputet i LDK-së në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Në intervistën, “Kandidatët” të KosovaPress-it, Manaj flet për ofertën konkrete të tij karshi qytetarëve të Istogut dhe jo vetëm. Për punën e tij të deritanishme, dhe shprehet i bindur në fitoren e LDK-së dhe Vjosa Osmanit si kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kandadati i LDK-së për deputet që është djali i veprimtarit dhe themeluesit të LDK-së në Istog, Shaban Manaj thotë se është një emocion i veçantë që si pasardhës i tij të jetë në garë për deputet.

Manaj: Është emocion i veçantë si pasardhës i Shaban Manaj të jem pjesë e LDK-së në këtë garë

“Së pari është emocion i veçantë si pasardhës i Shaban Manaj të jem pjesë e LDK-së në këtë garë për zgjedhjet nacionale. Unë besoj fuqishëm që edhe kjo trashëgimi politike e babës, por edhe kontributi im në gjitha institucionet e nivelit qendror për njëmbëdhjetë vite me radhë, por edhe shkollimi dhe kontributi brenda LDK-së do të ndikoj që unë të jem pjesë e Kuvendin e Kosovës. Besoj fuqishëm që me mbështetjen e qytetarëve të Istogut, por edhe gjithë Kosovës do të jem njëri prej deputetëve të LDK-së.... Prej vitit 2000 jam i angazhuar në strukturat e degës së LDK-së në Istog. Kam qenë pjesë e forumit të Rinisë të LDK-së për disa vite me radhë, si kryetar i nëndegës së Istogut, nënkryetari i degës së forumit të Rinisë dhe kam qenë i deleguar nga dega e Istogut në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së që është organi më i lartë i LDK-së dhe aty në katër mandate kam qenë dhe aktualisht jam anëtar ”, thotë ai.

Manaj, tregoi në detaje angazhimin që do të ndërmarrë në rast të zgjedhjes si përfaqësues i popullit. Derisa thotë se Istogu meriton të ketë më shumë investime në fushën e bujqësisë dhe turizmit malor.

Manaj: Fokusi im do të jetë edhe për qytetarët e Istogut

“Unë jam jurist me profesion dhe normalisht pjesë e angazhimit tim do të jetë pjesa e sundimit të ligjit. Në këtë fushë jam i profesionalizuar sepse edhe përvojën e kam në institucionet qendrore. Jam mbi 11 vite pjesë e qeverisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese. Për disa vite me radhë kam udhëhequr Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, e kam udhëhequr gjithë shërbimin civil të Kosovës. Gjatë udhëheqjes sime ky institucion ka qenë njëri prej udhëheqjes më të besueshme. Normalisht fokusi im do të jetë edhe për qytetarët e Istogut, siç e dini buxheti aprovohet brenda parlamentin dhe do të angazhohem me gjithë potencialin tim që shumë projekte të vijnë në komunën e Istogut. Është komunë që meriton të ketë investime, normalisht këto investime do të fokusohen në pjesën e bujqësisë dhe turizmit malor. Istogu, si komunë është komunë më shumë rurale,  dhe turizmi malor ësht ë njëra prej ambienteve që mund të rigjeneroj vende të punës për qytetarët dhe mund të krijoj zhvillim për Istogun”, pohon Manaj.

Për kandidaturën e Vjosa Osmanit si kryeministre, Manaj thotë se ka një entuziazëm të shtuar për t’ia arritur qëllimit që LDK-ja të merr Qeverinë sërish në duar.

Manaj: Ne besojmë fuqishëm që Vjosa Osmani do të jetë kryeministrja e ardhshme e Kosovës

“Ka një entuziazëm të shtuar, normalisht këtë ia ka shtuar kandidimi i zonjës Vjosa Osmani si kryeministre. E po ashtu edhe tre kandidaturat që jemi prej Istogut jemi të moshës së re dhe jemi të tre të përgatitur. Kjo ka ndikuar pozitivisht që gjitha strukturat e LDK-së të na japin mbështetje edhe të vjetrit edhe të rinjtë janë shumë të interesuar të na mbështesin në këtë proces. Besoj fuqishëm që ne do t’i fitojmë zgjedhjet bindshëm në Istog dhe në Kosovë. Istogu është njëra prej bastioneve të LDK-së është komunë që gjithmonë ka udhëhequr LDK-ja... Ne besojmë fuqishëm që zonja Vjosa Osmani do të jetë kryeministrja e ardhshme e Kosovës. Kjo për shumë arsye sepse është një personalitet i respektuar, është një zonjë e cila ka qenë në pozita udhëheqëse në Kosovë. Një zonjë e pakorruptuar me një shkollim të madh. Ne mendojmë që i ka dyert e hapura edhe në Kosovë, po edhe jashtë vendit. Ne kemi nevo jë që Kosova në këtë fazë të udhëhiqet prej njerëzve që kanë përgatitje dhe janë të përkushtuar për të zhvilluar Kosovën. Por edhe që i kanë dyert e hapura në Bruksel dhe gjitha vendet tjera perëndimore”, thotë ai.

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj gjithashtu foli edhe për partnerët qeverisës,  teksa u shpreh i hapur për paritë tjera, përveç PDK-së.

Manaj: Partnerët do t’i vlerësojmë pas rezultatit të zgjedhjeve

“Ky vendim është që LDK në asnjë variant nuk do  të ketë koalicion as parazgjedhor as paszgjedhor me PDK-në. Sistemi zgjedhor e pamundëson që një parti e vetme të ketë shumicën solide të udhëheq me Qeverinë. Ne e vlerësojmë që pas zgjedhjeve, varësisht pas rezultateve  të zgjedhim partnerët. Por do të fokusohemi që partnerët tanë qeverisës të jenë të përkushtuar dhe të mbrojnë  Republikën e Kosovës dhe të punojnë për qytetarët. Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me gjitha ato forca politike që punojnë për progres dhe zhvillim të Kosovës”, thotë ai.

Në listën e LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj radhitet me numër 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat