“Albini do ta çkap shtetin nga mafia e PDK-së dhe LDK-së, po e përkrah edhe Amerika”

Aktuale

“Albini do ta çkap shtetin nga mafia e PDK-së dhe LDK-së, po e përkrah edhe Amerika”

Nga: A.ZH Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:59
Albin Kurti

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, vazhdon të këmbëngul se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është lideri i vetëm që mund të çkap shtetin nga mafia.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti ka vullnetin për ta çkapur shtetin nga siç e ka quajtur ai “mafia e PDK-së dhe e LDK-së”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, këtë zotim të Kurtit po e beson dhe po e përkrah edhe Amerika.

Postimi i Loshit:

Ju kam argumentuar në dhjetëra postime tjera se arsyeja e vetme pse përkrah Albinin për kryemistër është zotimi i tij për çkpajen e shtetit dhe këtij zotimi unë i besoj. Këtij zotimi të Albinit i beson edhe Amerika dhe ajo përkrah atë. Albini është lideri i vetëm që nuk frikësohet dhe ka vullnetin për ta çkapur shtetin nga mafia që është instaluar në institucione që 20 vjet. Kjo mafi nuk është vetëm e PDK-së, por edhe e LDK-se. Harroni se PDK dhe LDK kane vullnet për ta luftuar vetveten. Sapo të çkapet shteti Kosovës i çlirohen gjymtyrët dhe nis e merr veten dhe ec vertikalisht. Atëherë gjithçka merr frymë ndryshe. Keshtu fillon ndryshimi. As simple as that! (Kaq e thjeshtë është kjo punë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat