U publikua e pasuria e kandidatëve për kryeministër, vjen paralajmërimi: Kujdes, po ua kërkojnë votën duke ju mashtruar

Aktuale

U publikua e pasuria e kandidatëve për kryeministër, vjen paralajmërimi: Kujdes, po ua kërkojnë votën duke ju mashtruar

Nga: N.H Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:21
Kandidatët për kryeministër të Kosovës

Gjatë ditës në media është publikuar pasuria e të gjithë kandidatëve për kryeministër të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

E lidhur me këtë, ka reaguar edhe prof. dr. Binak Maxharraj. Ai në shkrimin e tij ka bërë me dije për kujdes së kënd e votojnë qytetarët e Kosovës.

Mes të tjerave, ai gjithashtu ka thënë se, “shumica prej këtyre që po ua kërkojnë votën janë duke ju mashtruar, sepse ju kanë mashtruar e rrejt edhe më parë, janë njerëz të korruptuar, janë pasuruar në kurriz të popullit të votuesve”.

Ja shkrimi i Maxharrajt:

PASURIA E KRYEMINISTRAVE KËRKUES TË VOTËS.

-Jo votën kandidateve për kryeministra të korruptuar,me pasuri milionshe.

Jemi në kohë fushate parazgjedhore.Kanë aplikuar apo janë nominuar,njësoi i bie,gjatë kandidat partish të ndyshme për postin e kryeministrit.Disa prej tyre jan te harxhuar,e disa te dalur fare siç thotë populli.Qe sa ditë këta ju kanë hip n’qafë duke e kërkuar votën e Juaj për me u ba kryeministra.Ndonjeri prej tyre ka qenë ne këtë post por qe e ka ba berllog,tjetri anipse është berllog po mundohet me e ba edhe më berllog.Këta nuk po ju premtojnë asgje pos qe po bajnë pallavra me ju,po ju qesin hi syve për më i zgjrdhë për kryeminster.Por,ne mesin e tyre ka edhe asish të mirë,nuk i shtina të gjithë në një thes.

Mos harroni së ju votues të gjithë këta i keni në dorë,mos ua jepni dorën se do te ju mashtrojn si çdo herë.Shtrijani dorën dhe jepnau voten vetem atyre me te mirëve,me te ndershmëve, janë aty ne mesin e këtyre te gjashtëve.Shumica prej ktyre qe po ua kërkojnë votën duke ju mashtruar,sepse ju kanë mashtruar e rrejtë edhe më parë,janë njerë te korruptuar,janë pasuruar në kurriz te popullit te votuesve.Kanë ba pasuri enorme për vehte,familjen dhe ilaket,duke e lën popullin ne meshirën e pameshirë.

Derisa i keni hala ne dorë dhe deris janë duka ua kërku votën mos hetizoni pyetni këta të nominuar për kryeministra se nga e morën gjithë këtë pasuri,qysh e banë,a paten me shumë duar për te ba pasuri se sa njeriu normal.

Pyetni për prejardhën e pasurisë së tyre mos hetizoni,ju jeni tashti sovrani,e ata janë vetem lypës të votës milioner.
Mos i votoni nese nuk janë në gjendje ta arësyetojnë pasurin e tyre se nga e kanë marrë,me pune apo me hajni,pyetni sepse nuk mund ti zëni me deri në zgjedhjet e ardhëshme.Denoni tashti ne fushat nese nuk ju përgjigjën për pasurin e tyre.

Nëse nuk janë të zotet të arsyetojnë pasurin e tyre mos ua jepni votën sepse prapë rrejnë,sepse këta qellimin e kanë te paraj te pasuria.

Në foto:kandidatet për kryeministra dhe pasuria e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat