Shikoni këto fotografi dhe binduni me luksin e grave të liderëve tanë: Merkeli dhe Pronto mafia e Kosovës!

Aktuale

Shikoni këto fotografi dhe binduni me luksin e grave të liderëve tanë: Merkeli dhe Pronto mafia e Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2019 Në ora: 20:47
Merkeli dhe liderët tanë politik

Luksi i madh i ka kapluar liderët tanë politik. Luksin që e kanë politikanët tanë mund të vërehet edhe tek gratë e tyre, sidomos tek gruaja e presidentin Hashim Thaçi, te ajo e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe te Anita – gruaja e Ramush Haradinajt.

Veshjet e tyre janë prej firmave më të shtrenjta në botë. Luksin e grave dhe familjarëve të tyre e shohim edhe tek familjet apo fëmijët e tyre, të cilët pushimet i kalojnë nëpër vendet më të shtrenjta të botës.

Përveç kësaj, një fotografi e përbashkët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe grave të liderëve politik në Kosovë shihen ndryshimet marramendëse.

Merkeli, si zonja më e fuqishme në botë, në dukjen e saj shihet mjaftë e thjeshtë, ndërsa gratë e liderëve tanë politik duken me veshje super luksoze.

Profesor dr. Binak Maxharraj këtë fotografi e ka titulluar “Angela Merkel dhe pronto mafia e Kosovës”.

Ai thotë se përderisa Merkeli del e thjesht në rrugë me bashkëshortin e saj, gratë e liderëve politik në Kosovë po shtyhen se cila po ka veshje më elegante.

Postimi i plotë i Binak Maxharrajt:

ANGELA MERKEL DHE PRONTO MAFIA E KOSOVËS?!

1. Kancelarja Angela Merkel, tani për tani gruaja me e fuqishme në botë shihet në foton e parë me bashkëshortin e vet, te veshur thjeshte, modest bash si çdo qytetar tjetër i Gjermanisë qe jetojnë një apartament te vogël ne një ndërtesë. Nuk kanë pasuri,sepse nuk e vjedhin shtetin, jetojnë vetëm nga rroga e tyre.

2. Në fotot tjera Pronto mafia, Cubat e Kosovës më grat e tyre të cilat po shtyhen se cili apo cila ka veshje më elegante. Para lufte kishin te veshur setra nga zhguni me opinga llastiku,u banë edhe punëtor krahu ne Perëndim.

Gjatë luftës, sidomos pas luftës u ra shi n'kollomoq e banë rriozginë krejt pasurin e Kosovës duke e vjedhë,plaçkitë dhe u pasuruan ne pakufi pa pikë farë marrje. Sot ata shtyhen, ne vend se te japin përgjegjësi, se kush ka ba pasuri më te madhe. Këta cubat e Kosovës kanë pallate shumëkatëshe me bazena, kanë prona të plaçkitura, kanë apartamente brenda dhe jashtë Kosovës,kanë automobila të blinduar.

Këtu, pra qëndron dallimi midis Angela Merkel modeste e pakorruptuar e cila punoi për shtetin e vetë e jo për vetën. Kurse këta Cubat tanë pas pare si jepin për shtet por vetëm për pushtet,sepse duke e vjedhë dhe plaçkitë deri ne rranzë.

Lumtë Gjermania qe e ka Angela Merkel për udhëheqëse, dhe mjerë Kosova qe i ranë hise ta udhëheqin hajnat, cubat qe Kosovën e banë si pulën cullak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat