Reçica: Në zyrat e punësimit janë 11 mijë vende të lira të punës

Aktuale

Reçica: Në zyrat e punësimit janë 11 mijë vende të lira të punës

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:05
Skënder Reçica

Kandidati i NISMA-s për deputet, Skënder Reçica, ka dhënë detaje për numrin e vendeve të lira të punës që nuk po mund të plotësohen.

Reçica, në “Debat Plus”, ka thënë se koalicioni me AKR-në dhe PD-në nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë frike për kalimin e pragut.

“Te NISMA dhe anëtarësia e saj nuk ka ekzistuar asnjëherë frika te kalimit të pragut. Po të kishim ndonjë frikë të tillë do t’i ishim bashkangjitur ndonjë partie tjetër”.

Ministri në detyrë i Punës, ka thënë se NISMA ka një shtrirje të mirë dhe kjo i ka krijuar një komoditet për të garuar të vetëm në garë.

“Derisa ishim komod, për asnjë çast nuk e kemi menduar t’i bashkohemi ndonjë partie tjetër pavarësisht se shumica mendonin se ne do t’i bashkohemi ndonjë partie që po e quajnë vetën të mëdha”.

Reçica thotë se derisa partitë e vogla kanë shprehur dëshirën për t’iu bashkuar boshtit të NISMA-s, ishte normale pranimi i një kërkese të tillë.

Ministri në detyrë i Punës, ka folur edhe për situatën e punësimit në Kosovë.

Ai ka thënë se në bazë të statistikave kemi 112 mijë punëkërkues të regjistruar, ndërsa sipas tij në zyrat e punësimit janë të lira 11 mijë vende të lira të punës.

“Pak paradoksale. Kemi 11 mijë vende të lira që nuk kemi kuadro për t’i ofruar sektorit privat. Nuk po kërkohen profile që Kosova nuk ka mundësi për t’i përgatitur”.

Kandidati i NISMA-s për deputet thotë se është për keqardhje që askush nuk ka qarë okën për të përgatitur këta të rinj për treguan e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat