Hoxha: Kam pasur oferta tash e 10 vite nga të gjitha partitë, zgjodha PDK-në sepse është parti e luftës dhe paqes

Aktuale

Hoxha: Kam pasur oferta tash e 10 vite nga të gjitha partitë, zgjodha PDK-në sepse është parti e luftës dhe paqes

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:21
Eliza Hoxha

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka dhënë një intervistë për lajmi.net ku ka folur rreth shumë çështjeve të ndryshme.

Hoxha ka folur edhe rreth aderimit të saj në Partinë Demokratike të Kosovës dhe angazhimin e saj në politikë.

Hoxha ka treguar se ajo ka pasur ftesa për më shumë se 10 vite nga të gjitha partitë, por nuk ka pranuar.

“Interesante, sepse ftesa kam pasur tash e 10 vite ose më shumë por përgjigja ime ka qenë negative për të gjitha partitë që më kanë ftuar sepse kam qenë e fokusuar tek profesioni im dhe puna ime artistike. Por si duket vjen një moment pjekurie, kur ti e kupton se shumë punë që ti i ke bërë si civil për të mirën publike nuk e kanë pasur efektin e duhur”, tha Hoxha.

Ajo tha se arsye e angazhimit të saj ka qenë pasi aktivitetin e saj ka menduar se është më mirë ta ushtroj në vendet ku merren vendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat