Gjini: Në këto zgjedhje nuk do të ketë befasi

Aktuale

Gjini: Në këto zgjedhje nuk do të ketë befasi

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 07:37
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës që është edhe nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se në këto zgjedhje nuk do të ketë surpriza pasi nuk ka pasur zhvillime të mëdha gjatë fushatës.

Gjini, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2017 frymën e Vetëvendosjes e krijoi lidhja e koalicionit PAN.

“Pas formimit të PAN-it gjysma e strukturave tona refuzonin të bënin fushatë pasi më parë ata prisnin që të dërgonin PDK-në në opozitë”, tha ai.

Kryetari i Gjakovës thotë se shumë votues të AAK-së që nuk kanë qenë militantë kanë abstenuar, pasi kanë qenë të sigurt se Haradinaj bëhet kryeministër.

“Në këto zgjedhje nuk ka befasi”, tha Gjini.

Nënkryetari i AAK-së, thotë se është pak e besueshme që LDK-ja mund ta nxjerr PDK-në në opozitë pasi sipas tij kjo parti brenda disa viteve të fundit dy herë është futur në koalicion me PDK-në.

“Vjosa më mirë do të ishte të premtonte se ajo do të nxjerrtë PDK-në në opozitë se të identifikohej me LDK-në”.

Gjini ka thënë se premtimi i Veselit për luftim të korrupsionit është pa sens dhe jashtë çdo realiteti.

“Të thuash se PDK do ta luftojë korrupsionin, është kulmi i cinizmit dhe qesharake”, tha ndër të tjera Ardian Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat