Veseli: Pensionet do të rriten për 80 %

Aktuale

Veseli: Pensionet do të rriten për 80 %

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 09:30
Kadri Veseli

Kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka deklaruar se me qeverisjen e tij, do ta forcojnë edhe më shumë rolin e grave dhe do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 përqind edhe pensionet.

Ai ka shkruar në facebook se kudo ka optimizëm e shpresë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Mbrëmë këtë e pashë edhe te banorët e Zhilivodës së Vushtrrisë dhe Bardhit të Fushë Kosovës.Ne marrim përgjegjësi. Ne ofrojmë zgjidhje. Në qeverisjen time nuk do të ketë më të rinj që ikin masivisht nga Kosova. Por, atyre do u ofrojmë mundësi që të punojnë, të krijojnë familje dhe t’i rrisin fëmijët këtu, pranë baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Në qeverisjen time do ta forcojmë edhe më shumë rolin e grave dhe do ta rrisim përkujdesjen për të moshuarit, duke ua rritur për 80 për qind edhe pensionet. Kur fiton Partia Demokratike e Kosovës, fiton Kosova”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat