Imer Rusinovci nga AAK kalon në PDK

Aktuale

Imer Rusinovci nga AAK kalon në PDK

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 15:41
Veseli dhe Rusinovci

Profesori universitar Imer Rusinovci, tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ishte kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Një prej ekspertëve më të mirë bujqësor në vendin tonë, ish-kandidati i AAK-së për deputet, profesori Imer Rusinovci, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Imer!

Bashkë do ta zhvillojmë bujqësinë. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë. #PDK112”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat