Veseli: Bashkatdhetarët nuk do të paguajnë polisat e sigurimeve kur vijnë në Kosovë

Aktuale

Veseli: Bashkatdhetarët nuk do të paguajnë polisat e sigurimeve kur vijnë në Kosovë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:06
Foto nga takimi

Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në pikën kufitare në Merdare.

Aty Veseli ka takuar një bashkatdhetar i cili po hynte në Kosovë.

Veseli ia ka shpjeguar atij pjesën e programit të PDK-së për mbulimin e gjitha shpenzimeve të polisave të sigurimeve për bashkatdhetarët kur të vijnë në Kosovë.

"Diaspora më së shumti ka kontribuuar bashkërisht për ta mbajtur Kosovën në vitet më të rënda. Unë dëshiroj ta them këtë përmes jush që patëm fatin me ju taku. Për çdo bashkatdhetar e kemi ulë 50 për qind pagesën për polisat e sigurimeve, por tash në qeverisjen e ardhshme do ta largojmë gjithë pagesën. Faleminderit shumë edhe nga doganierët për punën e tyre", tha Veseli.

Bashkatdhetari e ka falënderuar Veselin për këtë iniciativë dhe për gjithçka që ka bërë për qytetarët shqiptarë në diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat