Jakup Krasniqi e Skënder Reçica të vetmit që vizitojnë familjen e Dervish Shaqës

Aktuale

Jakup Krasniqi e Skënder Reçica të vetmit që vizitojnë familjen e Dervish Shaqës

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:42
Jakup Krasniqi e Skënder Reçica

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA Socialdemokrate  Skënder Reçica  së bashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie Jakup Krasniqi  dhe sportistin e njohur Azem Maksutaj kanë vizituar gjatë ditës familjen e Dervish Shaqës, i biri i rapsodit të madh, Dervish Shaqa.

Reçica thekson se ishte ndjenjë e veçantë dhe emocion të dëgjosh nga Aliu vlerësimin për figurën e Jakup Krasniqit.

“Ndjenjë e veçantë dhe emocion të dëgjosh nga Aliu vlerësimin për figurën e Jakup Krasniqit, i vetmi nga liderët politik që e nderoi me vizitë në familjen e Dervish Shaqës”

Postimi i plotë i Reçicës:

Bashkë me z.Jakup Krasniqi dhe sportistin e mirënjohur me famë botërore, bokserin z.Azem Maksutaj ishim sot në Llukë të Epërme, në konak të Ali Dervish Shaqës, i biri i rapsodit të madh, Dervish Shaqa.

Ndjenjë e veçantë dhe emocion të dëgjosh nga Aliu vlerësimin për figurën e Jakup Krasniqit, i vetmi nga liderët politik që e nderoi me vizitë në familjen e Dervish Shaqës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat