Cili është kandidati më antiamerikan në këto zgjedhje?

Aktuale

Cili është kandidati më antiamerikan në këto zgjedhje?

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:26
Kandidatët për Kreyministër

Populli i Kosovës edhe më tutje mbetet shteti më proamerikan në botë. Ndikimi amerikan ishte aq i madh në vendin tonë, saqë në kohë fushate, partitë politike gjithmonë kanë përdorur përkrahjen e pakontestueshme për Amerikën si armë për të mobilizuar elektoratin dhe sulmuar kundërshtarët.

Edhe në këto zgjedhja kanë filluar shkëndijat e para ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës nga partitë të ndryshme politike. Në çdo fjalim të tyre gjen vend SHBA-ja. Por, sa janë vërtetë kandidatët për kryeministër proamerikan dhe sa antiamerikan?

Që nga viti 2014, marrëdhëniet të projektuara si të përjetshme me SHBA-të, filluan të lëkunden dhe të zbehen, përmes përdorimit të dhunës, si mjet politik nga AAK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në atë vit, nisi padëgjueshmëria ndaj amerikanëve. Në krye të kësaj padegjueshmërie ishte kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, lideri i VV-së, Albin Kurti si dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani.

Treshja në vitin 2014 kishin vendosur që të kundërshtonin sugjerimet e presidentit Obama, zëvendëskresidentit Biden, kongresmenit, Eliot Engel, të presidentit francez, kancelares gjermane e shumë personaliteteve tjera botëore, shkruan gazeta metro.

Nëse hedh një shikim në deklaratat e tyre në pesë vjetet e fundit, fare lehtë mund të konstatosh se deklaratat dhe veprimet e tyre ishin në shumicën e rasteve në kundërshtim me kërkesat dhe interesat amerikane në Kosovë.

Në vazhdim sjellim deklaratat e kandidatëve për kryeministër që kanë bërë në periudha të ndryshime për ose kundër Amerikës.

Albin Kurti, kandidati i VV-së për kryeministër

Kundërshtimi i Albin Kurtit ndaj Amerikës ka filluar 20 vjet më parë. Kurti ishte kundër Rambujesë, e cila i dha fund spastrimit eknik, dëbimit, luftës dhe masakrave në Kosovë dhe kishte mbështetjen e plotë të presidentin amerikan, Bill Klinton. Pas luftës, Kurti kundërshtoja amerikanët në procesin e decentralizimit, derisa në shkurt 2008 ishte ndër liderët e vetëm shqiptar që nuk iu gëzua shpalljes së pavarësisë. Albin Kurti edhe sot nuk njeh shtetin e Kosovës, himnin, flamurin dhe institucionet. Albin Kurti në mënyrë sistematike ka kundërshtuar çdo ambasador amerikan në Kosovë. Madje këtë kundërshtim, Kurti asnjëherë nuk ka hezituar që ta manifestojë. “Amerikanët nuk e donë popullin e Kosovës”, kishte thënë Kurti para disa qytetarëve të Prishtinë vite më parë. VV e dirigjuar nga Kurti madje kishin sulmuar fizikisht ambasadoren amerikane në Kosovë. Albin Kurti është po ashtu ideatori dhe hedhësi i parë i gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, një veprim që u kritikua ashpër nga Amerika. Kurti edhe më tutje kundërshton çdo kërkesë amerikane.

Ramush Haradinaj, kandidat i AAK/PSD për kryeministër

Lista e presidentëve, sekretarëve, kongresistëve, senatorëve, diplomatëve, ambasadorëve dhe miqve amerikanë, që Haradinaj i ka kundërshtuar në pesë vjetët e fundit, është shumë e gjatë. Në vitin 2014, Haradinaj u bë pjesë e dhunës, hedhjes së gazit lotsjellës. Amerikanët i dolën kundër Haradinajt, duke i konsideruar veprimet e tij si antidemoktratike dhe në kundërshtim me interesat amerikane në Kosovë. Falë veprimeve të Haradinajt, ambasadat amerikane në rajon kanë më shumë ndikim në politikëbërjen e vendeve të tjera, se ambasada amerikane në Kosovë. Haradinaj së fundi kishte dal edhe kundër administratës së republikanëve, të udhëhequr nga presidenti, Donald Trump.

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre

E shkolluar në Amerikë, Vjosa Osmani deri vonë u konsiderua e afërt me SHBA-të. Por me veprimet dhe deklaratat e saj, ajo filloj të rrënojë marrëdhëniet e mira që kishte më shtetin më të fuqishëm në botë. Vjosa Osmani në vitin 2014, doli kundër shefit të saj, Isa Mustafa dhe qeverisë, e cila kishte marrë bekimin e amerikanëve. Ajo ishte më e zëshmja brenda LDK-së për një koalicion me VV-në, e cila hapur del kundër interesave amerikane. Në vitin 2014, Osmani po ashtu, me heshtjen e saj, kishte mbështetur aktet e dhunshme kundër Isa Mustafës dhe institucioneve të Kosovës nga VV-ja. Duke u rreshtuar me Albin Kurtin, Vjosa Osmani ishte kundërshtarja më e madhe e demokaracionit, e mbështetur 100% nga amerikanët. Aferim i saj me Albin Kurtin nga shumëkush po konsiderohet si veprim antiamerikan.

Fatmir Limaj, kandidat i NISMA/AKR

Që nga viti 2013, marrëdhëniet ndërmjet Fatmir Limes dhe SHBA-së kanë pësuar një rënie të madhe. Që nga ajo kohë, për shkak të akuzave për korrupsion, përfaqësues të SHBA-së në Kosovë nuk e takojnë fare Limajn. Duket se kjo është pengesa e vetme e Limajt, meqë në deklaratat publike ai është treguar gjithmonë i kujdesshëm me Amerikën. Sidomos në vjetet e fundit, Limaj ka qenë i angazhuar për ruajtjen e raporteve me Amerikën.

Kadri Veseli, kandidati i PDK-së për kryeministër

Ndoshta është ndër liderët që më së shumti përmend Amerikën në diskursin e tij politik. Kadri Veseli, lideri i PDK-së, madje po përdor fotografinë e presidentit Trump për të pozicionuar vetëm si proamerikan. Veseli në vazhdimësi ka ruajtur marrëdhëniet e mira me Amerikën. Atje kishte disa vizita, derisa në Kosovë ka takuar shumë përfaqësues të tyre. Të vetmen herë kur ai kishte menduar më ndryshe se Amerikën ishte çështja e korrigjimit të kufijve, ku Veseli doli me një platformë që kundërshton atë ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat