Bislimi i VV-së: Kanë dalë pamjet që i nxjerrin si kriminel dhe rrenc Molliqajn dhe Hotin

Aktuale

Bislimi i VV-së: Kanë dalë pamjet që i nxjerrin si kriminel dhe rrenc Molliqajn dhe Hotin

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 22:47
Besnik Bislimi

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar për videon që është publikuar më herët ku shfaqet tërësisht incidenti në të cilin ishin përfshirë Dardan Molliqaj, shoqëruesi i tij, Rexhep Hoti dhe Haki Abazi.

“Korigjim për mediat e ‘paanshme’. Nuk kanë dalë pamjet e rrahjes mes Molliqajt dhe Abazit, por kanë dalë pamjet që i nxjerrin sheshit si kriminel dhe rrenca Molliqajn dhe Rexhep Hotin”, ka shkruar Bislimi.

Ky reagim vjen pas publikimit të videos. Dardan Molliqaj shihet se si ka sulmuar Haki Abazin, përkundër se pas incidentit ai kishte thënë se “asgjë nuk kishte ndodhur”.

Ndërsa në anën tjetër, Rexhep Hoti kishte thënë se nuk kishte parë asgjë nga incidenti. Por e kundërta është shfaqur në video. Ai gjatë tërë rrahjes ka qenë i pranishëm, madje edhe ishte munduar të ndante Haki Abazin nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

E tërë ngjarja kishte ndodhur pas një debati të nxehtë në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat