Kurti në Pejë: Me qeverinë e Vetëvendosjes s’do të ketë tajkun e oligarkë

Aktuale

Kurti në Pejë: Me qeverinë e Vetëvendosjes s’do të ketë tajkun e oligarkë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 23:11
Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Pejë, është zotuar se nën qeverisjen e ardhshme të drejtuar nga partia që ai drejton, do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë dhe do t’i jepet fund oligarkëve dhe tajkunëve.

“Me shtetin si rregullator e mirëmbajtës dhe jo dirigjues, do të ndryshojë qasja ndaj bizneseve për të mirë. Do të perëndojnë tajkunët e lindin ndërmarrësit inovativ, do të ulet importi dhe rritet eksporti. Me qeverinë e Vetëvendosje!-s nuk do të ketë tajkun a oligarkë që e detyron punëtorin të marr pjesë në tubime të ndonjë subjekti politik dhe që ua kushtëzon pagën me votë”, tha ai.

Kurti është zotuar se gjatë qeverisje së ardhshme, Lëvizja Vetëvendosje do ta pesëfishojë numrin e inspektorëve të punës, do ta themelojë Gjykatën e Punës, si dhe do ta miratojë ligjin e ri të punës dhe organizimi sindikal do të fuqizohet.

“Me qeverisjen tonë nuk mund të lejojmë që Peja të jetë e pasur me tajkunë e të falimentojnë zejet e artizanatet e mbi 1000 familje të varen nga skema e ndihmës sociale. Pas 6 tetorit, për punëtorët: punë, bukë e dinjitet. Për tajkunët, tatim mbi fitimin legjitim, dënim e konfiskim mbi atë jo legjitim”, ka thënë Kurti.

Në këtë tubim një fjalë rasti kanë mbajtur edhe kandidatë për deputetë të Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Bashkim Nurboja, Taulant Kryeziu, Ali Lajçi dhe kryetarja e Alternativës, kandidatja në listën e Lëvizjes, Mimoza Kusari Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat