Haki Abazi flet edhe njëherë pas publikimit të videos, ku përleshen ai dhe Molliqaj

Aktuale

Haki Abazi flet edhe njëherë pas publikimit të videos, ku përleshen ai dhe Molliqaj

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 23:58
Haki Abazi

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të videos, ku ishin përleshur ai dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj.

Ai tha se pret nga organet e drejtësisë ta zgjidh këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Më vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar nga videoja që është bërë sot publike mbi sulmin që është bërë pas emisionit në TV7 me 11 shtator. Pas këtij sulmi ashtu siç kam deklaruar edhe në natën që ka ndodhur ngjarja, unë kam respektuar procedurat dhe kam pritur policinë, kam deklaruar në vendin e ngjarjes, si dhe më pastaj jam deklaruar në stacionin e policisë në Fushë Kosovë.

Hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat