Gani Geci publikon sondazhin që i befason partitë politike, ky koalicion nuk e kalon pragun

Aktuale

Gani Geci publikon sondazhin që i befason partitë politike, ky koalicion nuk e kalon pragun

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2019 Në ora: 08:41
Marigona dhe Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, i cili tash fuqishëm është duke e përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka publikuar një sondazh në rrjetin social Facebook ku e qet LDK-në bindshëm të paren.

Në sondazhin që Geci e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 24.5%, kurse PDK-ja e treta me 24%.

AKR-PSD është e katërta me 14%, e befasia e këtij sondazhi është Nisma-AKR që nuk e kalojnë pragun me 4.5%.

“LDK e PARA nr. 134 .

MARIGONA GECI NR .78,

Kur po thamë LDK e PARA nuk po më Besoni”, shkruan Geci.

Ndryse, vajza e Gani Gecit, Marigona është kandidate për deputete në LDK, e cila ka marrë përkrahje të madhe nga e tërë Kosova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat