Zyrtari i PSD-së nxjerr emrat: Këta 20 kandidatë të Vetëvendosjes kanë shëtitur nëpër parti të tjera

Aktuale

Zyrtari i PSD-së nxjerr emrat: Këta 20 kandidatë të Vetëvendosjes kanë shëtitur nëpër parti të tjera

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2019 Në ora: 09:54
Lëvizja Vetëvendosje

Zëdhënësi për media në Partisë Socialdemokrate Shkodran Hoti, ka analizuar listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se edhe pse në publik VV-ja po trumbetohet si subjekt i figurave të reja, nga 110 kandidatë, 20 prej tyre “kanë shëtitur” më herët nëpër parti të tjera, përcjell Bota sot.

Postimi i Hotit:

Ia hodha një sy listave të partive për deputetë, duke i analizuar pak më detajisht. Ajo që më la përshtypje është se VV që në publik trumbetohet si subjekt i figurave të reja, nga 110 kandidatë, 20 prej tyre veç kanë shëtitur më herët nëpër parti tjera. Pra, po flasim për rreth 20% të listës. Më poshtë është lista e tyre, dhe natyrisht që disa nga ta i njoh personalisht dhe ruaj respekt për ta, por le ta dimë ku jemi.

Glauk Konjufca - AAK

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku - ORA, AAK

Rexhep Selimi - AAK

Taulant Kryeziu - PDK

Jahja Koka - AKR

Ismajl Kurteshi - PDK

Valon Ramdani - NISMA

Hydajet Hyseni - PDK

Gani Krasniqi - PDK

Shpejtim Bulliqi - LDK

Sabri Kiçmari - PDK

Ali Lajqi - LDK, AAK

Labinote Demi-Murtezi - PD

Driton Tali - AKR

Enkelejda Arifi - PDK

Emrush Xhemajli - PSK

Emin Gerbeshi - AKR

Fidan Ademi - LDK

Fatmir Humolli - AAK

Avni Tafili - PD

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat