Haradinaj nënshkruhet në librin e zisë për vdekjen e ish presidentit Chirac

Aktuale

Haradinaj nënshkruhet në librin e zisë për vdekjen e ish presidentit Chirac

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në Librin e Zisë i cili është hapur sot në ambasadën e Francës në Prishtinë në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac.

Haradinaj ka theksuar se Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin francez Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë.

Postimi i Haradinajt:

Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin frances Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë! Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat