Haki Abazi neutralizoi sulmuesit me forcën e tij, pastaj u largua si “fitimtar”

Aktuale

Haki Abazi neutralizoi sulmuesit me forcën e tij, pastaj u largua si “fitimtar”

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2019 Në ora: 11:41
Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi

Pas publikimit të videos ku shihet përleshja fizike në mes të Dardan Molliqaj të PSD-së dhe Haki Abazit të LVV-së, reagimet nuk po ndalen së pushuari.

Të shumtë janë ata që kanë kritikuar Molliqajn për veprimin e tij.

Edhe Arta Avdiu nga shoqëria civile ka reaguar, duke thënë se Haki Abazi e përdori forcën fizike për me i neutralizu sulmuesit.

Sipas saj, të rrallë janë ata që largohen të cilët kallxohet më të fortë edhe pse u kanë i sulmuar.

“Haki Abazi e përdori forcën fizike aq sa iu deshtë me i neutralizua sulmuesit. E për mos përdorë dhune me shume ndaj tyne iku. Rralle ose hiç ndodhe të shqiptarët me u largu ai që kallxohet më i fortë, dhe u kanë i sulmum”, shkruan Avdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat