Thaçi e Rama takohen me Bill Clinton para ceremonisë së varrimit e Chirac

Aktuale

Thaçi e Rama takohen me Bill Clinton para ceremonisë së varrimit e Chirac

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:07
Thaçi e Rama takohen me Bill Clinton

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, po marrin pjesë në ceremoninë mortore të ish-presdientit të Francës, Jacques Chirak.

Fotografitë ku shihen së bashku të tre liderët i ka publikuar vetë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.

“Paris, Hôtel de Marigny – Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, ka shkruar Rama.

Image

Zhak Chirak ka ndërruar jetë më 26 tetor të vitit 2019 në moshën 86 vjeçare.

Lidhur me vdekjen e tij kanë reaguar të gjithë liderët e politikës së Kosovës për faktin se ish-presidenti Chirak tashmë i ndjerë ishte rreshtuar krahas shteteve të fuqishme që mbështeten bombardimin e Serbisë nga NATO-ja. Atë botë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte qenë Bill Clinton, ndërsa Sekreatare, Madeleine Albright.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat