Eprori i UÇK-së i bashkohet PDK-së

Aktuale

Eprori i UÇK-së i bashkohet PDK-së

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:41
Sadik Halitjaha, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës

Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik, Kadri Veseli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Postimi i Veselit:

Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe eprori i lartë i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i cili është ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Sadik!

Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat