Të gjithëve po u intereson, çfarë ndodhi me çantën e Haki Abazit që ia mori Dardan Molliqaj

Aktuale

Të gjithëve po u intereson, çfarë ndodhi me çantën e Haki Abazit që ia mori Dardan Molliqaj

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:22
Të gjithëve po u intereson, çfarë ndodhi me çantën e Haki Abazit që ia mori Dardan Molliqaj

Një debat i tensionuar në emisionin “Pressing Zgjedhor” të televizionit T7, në mes të Haki Abazit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt të PSD’së, është përcjellë edhe me një incident fizik pas emisionit, në hollin e objektit ku mbahen xhirimet.

 Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 shtatorit, ndërsa me rastin dhe zbardhjen e situatës po merren tashmë edhe autoritetet kosovare. Ndërkohë pas plotë 18 ditësh në mediat kosovare është publikuar edhe videoja origjinale e përplasjes fizike në mes të dy politikanëve që këto zgjedhje ia mësyjnë ulëses në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo që mbetet ende mister nga pamjet e publikuara, është se ku ka përfunduar çanta e Haki Abazit.

Deri para se të ndodhte incidenti, Abazi shihej duke ecur me çantën e tij në shpinë, ndërkohë pasi merr fund problemi, Dardan Molliqaj shihet duke dalë nga objekti me çantën e Abazit në dorë. Lidhur me këtë çështje Gazeta Express ka kontaktuar vetë Haki Abazin.

I pyetur për fatin e çantës dhe nëse ia ka kthyer Molliqaj atë, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka pranuar që të flas.

Dëshmitar i kësaj ngjarje ka qenë edhe nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, i cili fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte parë asgjë, megjithatë në videon e publikuar shihet që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat