Abdixhiku: Do të rrisim numrin e inspektorëve të punës nga 40 në 400

Aktuale

Abdixhiku: Do të rrisim numrin e inspektorëve të punës nga 40 në 400

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:01
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku ka shpalosur një pjesë të programit të LDK-së duke u fokusuar në sigurinë e punëtorëve në Kosovë

Sipas tij, qeverisja e LDK-së do të zgjerojë inspektoratin e punës, nga 40 inspektorë sa ka tani, do ta rrisim numrin në 400 inspektorë, dhe kështu Kosova e arrin standardin më të lartë në rajon sa i përket inspektorëve të punës për kokë banori.

“Gjithashtu, kemi paraparë trajnime për punëtorët, sidomos në tre sektorë, atë të ndërtimit, sektorin e sigurimeve dhe sektorin e shitjes”, ka thënë Abdixhiku.

Kostoja e kësaj ndërmarrjeje apo këtij projekti është 4 milion euro.

“Këtë kosto do ta mbulojmë duke kursyer nga zvogëlimi i numrit të zëvendës-ministrave, pra i heqim nga zëvendës-ministrat e i vendosim tek inspektorët e punës. Kjo i jep siguri punëtorit kosovar dhe përmirëson marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës në sektorin privat”, theksoi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat