Edhe një përkrahje e fuqishme për Vjosa Osmanin nga një personalitet i shquar shqiptar

Aktuale

Edhe një përkrahje e fuqishme për Vjosa Osmanin nga një personalitet i shquar shqiptar

Nga: V.R Më: 30 shtator 2019 Në ora: 18:44
Vjosa Osmani

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, në një prononcim për “Bota sot”, është deklaruar për të nominuarit e partive politike që do të kenë postin e kryeministrit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ngjela, për “Bota sot”, ka thënë se Vjosa Osmani është më perëndimore por se, siç tha ai, pëlqen edhe Ramush Haradinajn.

“Kam përshtypjen që Vjosa Osmani... ajo duket më perëndimore.  Unë personalisht pëlqej edhe Ramushin”, tha ai.

Albin Kurti, sipas Ngjelës, nuk është i duhuri për Kosovën. Sipas tij, Kurti, ka gabuar me karakterin arab që i dha Parlamentit.

“Gaboj shumë me karakterin arab që i dha Parlamentit me dhunime antiparlamentariste”, tha Ngjela.

Në fund ai theksoi se nuk ka ndonjë preferencë tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat