Një kandidate e PEK-ut për deputete kërcënohet me familje

Aktuale

Një kandidate e PEK-ut për deputete kërcënohet me familje

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 18:39
PEK

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) ka reaguar ashpër ndaj presioneve të cilat sipas saj janë duke iu bërë kandidatëve për deputet nga radhët e kësaj partie për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

“Deputetët e Partisë Euroatlantike të Kosovës janë vënë përpara një presioni dhe shantazhi të madh. Sot, njëra nga deputetet femra është kërcënuar me familje, “nëse nuk tërhiqet nga PEK dhe nëse nuk i fshin të gjitha postimet nga Facebook-u i saj”, thuhet në reagim.

PEK ka bërë të ditur se rasti është paraqitur sot në polici dhe kërkon nga organet e drejtësisë ta zbulojnë këtë rast, në mënyrë që t‘u ikin spekulimeve dhe etiketimeve.

“Ne si parti i kemi pistat tona të dyshimit, po do të heshtim deri në momentin e mbylljes së hetimeve”, përfundon reagimi i PEK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat