Haradinaj: Me Serbinë hala herët është me pas reciprocitet

Aktuale

Haradinaj: Me Serbinë hala herët është me pas reciprocitet

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 19:47
Ramush Haradinaj

Në vazhdën e tubimeve zgjedhore koalicioni AAK-PSD në mbrëmjen e sotme kanë takuar simpatizantët në Komunën e Obiliqit. Nga këtu, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj duke e mbrojtur qëndrimin e taksës 100 përqind, theksoi se zërat se me Serbinë duhet pasur reciprocitet janë të gabueshëm, pasi sipas tij ende herët është me bërë reciprocitet me ta.

Haradinaj simpatizantëve në Obiliq iu tha se në zgjedhjet e 6 tetorit janë vetëm dy zgjidhje, njëra zgjidhje për të është reciprociteti që nënkupton ngadalë me i dhënë Serbisë gjithçka, apo koalicionin 100 përqind që përfaqëson ai.

Haradinaj: Me Serbinë është hala herët me bërë reciprocitet

“Në Serbi ishin ka lutën që mos nuk po fiton Ramushi edhe largohet taksa. Ata ishin ka presin që mos po fiton këta të reciprocitetit. Reciprocitet mundemi me bërë me Shqipërinë, njësoj andej e këndej. Por me Serbinë është hala herët me bërë reciprocitet. Sepse po na rrezikojnë dhe s’po na dojnë. A po doni një Kosovë që ka ushtri dhe që është e mbrojtur. Edhe në ditën që është bërë ushtria edhe mbas ka pas në Kosovë këta të reciprocitetit thoshin është bërë pa konsultime dhe plotë fjalë të tjera por është kryer. Unë jam për një Kosovë që është në shtëpi të vet që vendos vet. Miku mik, por në shtëpi temën dua me vendos unë. Unë po i’u siguroj që tu vendos vetë për vetën tonë në shtëpi tonë, nuk jemi kundër armiqve, por kanë me na dashtë më shumë”, tha ai.

Kandidati për kryeministër foli edhe për konkurset e KEK-ut që janë hap  tash së fundi, sipas tij këto janë bërë vetëm për qëllime elektorale. Teksa edhe një herë premtoi se do ta bëjnë ligjin për Mitrovicën, dhe tha se në zgjedhjet e 6 tetorit do të vendoset për një Kosovë që i kryen punët e vështira siç ishin formimi i Ushtrisë dhe Trepçës.

Duke ia kërkuar votën simpatizantëve në Obliqi,  Haradinaj premtojë se kanë me rritë çdo vit buxhetin për këtë komunë dhe do të kenë mbështetjen për shumë projekte kapitale.

Haradinaj: Me 6 tetor po vendosim për një Kosovë që i kryen punët e Kosovës

“Me 6 tetor na po vendosim a po dëshirojmë një Kosovë të atyre që i kryejnë punët e Kosovës, prej më të vështirave të Ushtrisë të Trepçës, të taksës që i rritin rrogat. Që dinë me zbatuar Ligjin e Obiliqit dhe që dinë me u kujdes për bursa, për fëmijë për pleq. Që dinë me i shti në punë me rend në KEK, e jo si po bëjnë këta në zgjedhje, këtë javë kanë zgjedh konkurs. Apo po doni një Kosovë të reciprocitetit, që ka nis me dhënë kapak kapak Kosovën, e nuk ka me mbet asgjë prej saj”, u shpreh Haradinaj.

Në emër të PSD-së, foli Dardan Sejdiu, i cili kërkoi votën e qytetarëve të Obilqit dhe tha se lista e koalicionit të tyre është e vetmja që kishte guxim të bënin program të mirëfilltë.     

Sejdiu: Koalicioni AAK-PSD janë të vetmit që kishin guxim të bënin koalicion ditën

“Flas në emër të listës më të mirë të zgjedhjeve të 6 tetorit, listës e cila garon me numrin 119. Të vetmit që kishin guxim të bënin koalicion ditën. Të vetmit që kishin guxim të bënin program. Të vetmit që kishin guxim të sjellin këtë ekip para jush”, tha Sejdiu.

Ndërsa, kryetari i komunës së Obiliqit, njëherësh kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë, Xhafer Gashi duke kërkuar votën për zgjedhjet e 6 tetorit, tregoi rëndësinë që e ka pasur ish kryeministri dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj për komunën që ai drejton.

Gashi: Nuk do të kishte subvencione në bujqësi

“Nuk do të kishte subvencione në bujqësi, në shëndetësi, në kulturë, po mos të kishte mbështetjen e Haradinajt. Obiliqi nga 1 milion sa e  kishte për investime kapitale dhe 100 e 38 mijë për investime në subvencione tani ka mbi 10 milionë e gjysmë për projekte kapitale”, tha ai.

Në këtë tubim foli edhe djali i heroit Agim Ramadani ku i uroi këtë koalicion dhe u shpreh optimist se do të dalë fitues  në zgjedhjet e 6 tetorit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat