Haradinaj: Kosova nuk do të kushtëzohet më për dialog

Aktuale

Haradinaj: Kosova nuk do të kushtëzohet më për dialog

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 21:32
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, ka takuar sonte qytetarët e Vushtrrisë.

Haradinaj, veç tjerash, ka folur edhe për logjikën e gabuar të udhëheqësve paraprakë të Kosovës për dialogun.

Ai ka thënë se ata kanë vënë standard të keq duke lejuar që Kosova të kushtëzohet për dialogun.

Tash, kur po kërkohet heqja e taksës për dialogun, ai thotë se këto kushtëzime më nuk do të ndodhin.

“Kërkohet qysh tash që ne të paguajmë diçka, për t’u kthyer në dialog me Serbinë. Është një logjikë e gabuar, që e kanë sjellë udhëheqësit e mëhershëm”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat